Fillimi i Speciales, ja kush janë tre komandantët që do të udhëtojnë për në Hagë

  • 11 December 2018 - 15:29
Fillimi i Speciales, ja kush janë tre komandantët që do të udhëtojnë për në Hagë

Gjykata Speciale e formuar tre vite më parë nga Kuvendi i Kosovës, e që selinë do ta ketë në Hagë, tashmë ka filluar të ftojë personat e parë për intervistim.

Deri më tani janë ftuar tre komandant të UÇK-së, që më 14 janar të paraqiten në Hagë,

Të parit që i erdhi ftesa ishte komandanti në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi.

"Me autorizimin e klientit tim z. Rrustem Mustafa, ju njoftoj se z. Mustafa ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.

Kjo është ftesë për intervistim. Z. Mustafa do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar. Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Mustafa rreth kësaj çështjeje", ishte njoftimi i avoaktit, Arianit Koci pas ftesës së Speciales për Komandant Remin.

E pas Remit, ftesa i erdhi Nazif Mehmetit, i njohur si Komandant Dini. Lajmin per këtë e bëri të ditur avokati i Mehmetit, Tahir Rrecaj, i cili bëri të ditur që klienti i tij do të paraqitet në Hagë me datat 22, 23 dhe 24 janar, shkruan Kosova Sot.

"Nuk i kanë thënë në çfarë cilësie e kanë thirrë. Unë do ta njoftoj tash Gjykatën Speciale dhe do të kërkojë udhëzime të mëtutjeshme pasi janë disa gjëra ta paqarta", deklaroi Tahir Rrecaj.

E sot, po ashtu ftesë për tu paraqitur në Hagë ka marrë edhe ish komandanti i UCK-së, Sami Lushtaku.

Lajmin për ftesën e ish kryetarit të Skenderajt nga Gjykata Speciale, e bëri të ditur avokati Arianit Koci, shkruan Kosova Sot.

"Me autorizimin e klientit tim z. Sami Lushtaku, ju njoftoj se z. Lushtaku ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë. Kjo është ftesë për intervistim. Z. Lushtaku do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar. Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Lushtaku rreth kësaj çështjeje", thuhet në njoftimin e avokati mbrojtës, Arianit Koci.

(Kosova Sot)