BE paralajmëron Britaninë: Nuk do të ri-negociojmë Brexit

  • 11 December 2018 - 15:40
BE paralajmëron Britaninë: Nuk do të ri-negociojmë Brexit

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha sot se pavarësisht dështimit të kryeministres Theresa May për të siguruar mbështetje të mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes për tërheqje në Parlamentin britanik, nuk ka mundësi për ri-negocimin e Brexit.

Juncker në samitin e liderëve të BE-së në Strasburg tha se “nuk ka vend për negociata të reja” në lidhje me largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

“Nuk ka asnjë mundësi për ri-negociata, kjo është e mirë dhe e vetmja marrëveshje e mundshme, por ka ende vend për sqarime dhe interpretime të mëtejshme”, tha Juncker.

Ai paralajmëroi se do të takohet me kryeministren May pasi kjo e fundit shtyri votimin për marrëveshjen e Brexit për shkak të mungesës së votave.

Sipas tij, në debatin mbi përgatitjen për seancën e Këshillit Evropian më 13 dhe 14 dhjetor Brexit edhe një herë do të jetë temë e udhëheqësve të BE-së dhe në samitin e kësaj jave në Bruksel.

“Marrëveshja nuk do të tërhiqet. Këtë e dinë të gjithë dhe për këtë arsye nuk ka vend për ri-negocimin,” përsëriti njeriu i parë i Komisionit Evropian.

 

(Kosova Sot)