Haradinaj “shpërthen” ndaj Mogherinit me akuza të ashpra

  • 11 December 2018 - 15:39
Haradinaj “shpërthen” ndaj Mogherinit me akuza të ashpra

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqësueses së lartë të BE-së,Feredica Mogherini, lidhur me debatin për çështjen e kufirit

“Mendojë që zonja Mogherini e kambyt dhe e ka ç’rregullu dialogun nga një dialog për normalizim e ka kthy në njëdialog për territore. I ka shkaktu dëm rajonit tonë. Është për keqardhje pas njëinvestimi të madh të BE-së që me lej një çrregullu qëndrimi i saj i papranueshme”,është shprehur ai.

Rikujtojmë që ditën e djeshme, shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, por ka theksuar se një korrigjim i mundshëm, nuk do të duhej të jetë i bazuar përmes vijave etnike.