Badallaj: A ka turp dhe tallje më të madhe për Kosovën se një proserb dhe një prorus i dëshmuar, si Behgjet Pacolli, të jetë ministër i jashtëm?!

  • 11 December 2018 - 17:11
Badallaj: A ka turp dhe tallje më të madhe për Kosovën se një proserb dhe një prorus i dëshmuar, si Behgjet Pacolli, të jetë ministër i jashtëm?!

Analisti politik Reshat Badallaj thotë se për Qeverinë e Kosovës është turp i madh që ka në kabinetin e vet një njeri të tillë. "A ka turp dhe tallje më të madhe për Kosovën se një matrapaz, një proserb dhe një prorus i dëshmuar, si Behgjet Pacolli, të jetë ministër i Jashtëm. Por, faji nuk qëndron vetëm te ky gjysmanalfabet, faj të madh kanë edhe këto banda në pushtet, sepse dihet se ky dilenxhi erdhi me anë të pazareve të kanaleve të nëntokës kriminale, sa për ta kapur pushtetin dhe natyrisht ky njihet për lidhjet me serbët dhe rusët dhe ky synim ka pasur dhe ka interesat e tij personale dhe as që e mendon kush për interesa të vendit apo të qytetarëve të saj. Ky hajvan, që nuk di as ka shkon as ka vjen, me budallallëkun e tij tregoi vetë se nuk i intereson bashkimi i veriut të Kosovës, për këtë me rëndësi është kontrabanda. Në fund të fundit, ky pro serb kurrë nuk e ka menduar se Kosova do të çlirohet nga fashizmi shekullor serb, sepse nuk merr vesh nga politika. Ky mik i Slobodan Milosheviqit është orvatur shumë për shtetin serb dhe me gojën e tij ka thënë se Kosova nuk mund të rrojë pa Serbinë, Vladimir Putini është njeri i mirë dhe...", theksoi Badallaj.

Lexo edhe këtë: Pacolli turpëron dhe skandalizon Republikën

(Kosova Sot)