Hyseni: Politizimi me pasoja të rënda

  • 11 December 2018 - 17:14
Hyseni: Politizimi me pasoja të rënda

Eksperti i arsimit Halim Hyseni, për gazetën "Kosova Sot", thotë se e tëra kjo se çfarë po ndodh në sistemin arsimor të Kosovës janë pasoja të ndërhyrjes së politikës në arsim,që nuk e ka synim ngritjen e cilësisë së arsimit dhe kjo po bëhet vetëm për përfitime materiale, klienteliste të individëve. "Problemet e mëdha të kurrikulës, e cila nuk po miratohet dhe që aplikohet që nga viti 2011 kur është bërë pilotimi i saj, ndërsa asnjë raport nuk kemi me çështjen e saj. Sepse, që nga ajo kohë ka filluar të zbatohet për tekste fillore, kurse cilësia e teksteve të fillores është jashtëzakonisht e papërshtatshme dhe me gabime të shumta", vlerësoi ai. "Tash janë vetëm dy shtëpi botuese që e kanë këtë të drejtën ekskluzive, por që nuk garantojnë ndonjë cilësi. Sepse, pa tekste mësimore të cilësisë së mirë nuk mund të ketë zbatim të kornizës kurrikulare. Andaj, të gjitha këto mangësi kanë bërë që sistemi i arsimit në vend se të përparojë, ai dita- ditës dhe nga viti në vit po degradohet dhe e them lirshëm se asnjëherë sistemi i arsimit, asnjëherë nuk ka qenë në një gjendje më të keqe sesa që është sot arsimi në Kosovë", vlerësoi Hyseni. 

Lexo edhe këtë: Arsimi në kolaps, nxënësit si “peshëngritës” librash

(Kosova Sot)