Ftesat e Speciales, ish agjenti i SHIK-ut akuza të rënda për Thaçin, tregon kush shpëton nga Gjykata

  • 11 December 2018 - 17:44
Ftesat e Speciales, ish agjenti i SHIK-ut akuza të rënda për Thaçin, tregon kush shpëton nga Gjykata

Gjykata Speciale tashmë ka ftuar 4 persona nga Kosova që të paraqitën në Hagë gjatë muajit janar.

Prej këtyre 4 personave, tre janë ish komandantë të UÇK-së, e një ish gjykatës gjatë luftës.

Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti dhe Sokol Dobruna tashmë kanë marr ftesën që të nisen për intervistim në Hagë.

Por sa do të ketë sukses kjo Gjykatë dhe a mund të jetë presidenti Thaçi njëri nga të akuzuarit?

Lidhur me këtë, për Kosova Sot ka folur ish agjenti i SHIK-ut dhe ish ushtari i UÇK-së, Naim Miftari.

Sipas tij, kjo gjykatë është selektive, pasi amniston krimet serbe në Kosovë.

Image
Naim Miftari

 

"Kjo gjykatë është e pa drejtë, është gjykatë selektive dhe politike gjykatë që i ka aminsituar krimet serbe që përbëjnë 99% të krimeve të përgjithshme . Por edhe ketë gjykatë peshqit e madhej do rrinë anash jashtë rrjetit ... Kjo gjykatë nuk do t'i zgjedh vrasjet e shqiptarëve kjo gjykatë nuk do t'i zgjedh vrasjet politike kjo gjykatë do kalojë si gjykatat tjera  vetëm vendi  ton do ta kthej mbrapa dhe do na kushtojë  disa vite vonesë në procese tjera te shtetit tonë. Politikisht kjo gjykatë nuk do kushtoj shumë partive politike në Kosovë pasi do preken ngapak shumica e partive politike", ka deklaruar Miftari për Kosova Sot.

Më tej, Miftari ka hedhur akuza të rënda ndaj Presidentit Thaçi, për të cilin thotë se është urdhërues i vrasjeve politike.

"Dhe lënia jashtë e arkitektit të urdhëruesit të vëllavrasjeve politike, lenia  jashtë e vjedhësit  më të madh të parave të luftës, lenia jashtë e dështimit qëllimshëm shtetëror të drejtësisë, lenia jashtë gjykatës e despotit Thaçi i cili është fajtori kryesor i sjelljes të kësaj gjykate njeriu që u akuzua ma së shumti nga gjitha raportet ndërkombëtare po ashtu dhe raporti i Dik Martit ketë njeri e bën faktorin kryesor të hetimeve dhe lënia jashtë gjykatës e burimit të se keqes, akterit kryesor është lojë politike ndërkombëtare", nënvizon ish agjenti i SHIK-ut për Kosova Sot.

"Lufta e shenjtë e UÇK-së e cila ka luftuar ndershëm dhe pastër kanë tentuar dhe e kanë keqpërdor disa individ që kanë keqpërdor uniformen e UÇK-së shumicën e rasteve dalin vartës të Thaçit ata kriminel vendin e kanë  në gjykatë të Kosovës si të akuzuar por që fatkeqësisht gjykatat tona kontrollon edhe ato nga Thaçi me kompaninë e tij prandaj sipas mendimit tim Haga është hajgare me drejtësinë kur amnistohen  2 kriminelët kryesor të luftës në Kosovë ata janë Serbia dhe Hashim Thaçi", përfundon ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

(Kosova Sot)