Vriten pesë persona në një katedrale në Brazil

  • 11 December 2018 - 19:47
Vriten pesë persona në një katedrale në Brazil

Një person i armatosur ka hyrë në një katedrale katolike në Kampinas, afër qytetit më famshëm të Brazilit, Sao Paulo, duke lënë pesë persona të vdekur, ka thënë policia.

Në kohën kur ka hyrë sulmuesi në kishë ka qenë duke u mbajtur një meshë.

Policia ushtarake ka konfirmuar për BBC-në se numri i të vdekurve është rritur nga katër në pesë.

Katër persona tjerë në moshë janë në gjendje të rëndë.

Motivet e sulmit ende nuk dihen, mirëpo sulmuesi ka vrarë më pas edhe veten.

“Ka qenë e frikshme”, ka thënë dëshimitari Alexandre Moraes për kanalin Brazilian, GloboNews.

“Ka hyrë dhe vetëm ka qëlluar njerëzit. Të gjithë kanë qenë duke u lutur”, ka thënë ai.

Kampinas është qytet industrial, 100 kilometra në lindje të Sao Paulos.

 

(Kosova Sot)