Komandanti i KFOR-it: Do të vazhdojmë ta përmbushim misionin tonë në Kosovë

  • 12 December 2018 - 09:32
Komandanti i KFOR-it: Do të vazhdojmë ta përmbushim misionin tonë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Lorenzo d’Adario, tha dje se KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij dhe të krijojë një mjedis të sigurt edhe pas formimit të ushtrisë së Kosovës.

“Ne nuk jemi vetëm, punojmë së bashku me Misionin e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin Evropian, OSBE-në dhe shumë të tjera”. Institucionet në Kosovë, të gjitha vendet fqinje, duhet të sigurojnë përparim dhe stabilitet, jemi të bashkuar, të përkushtuar dhe të fokusuar në krijimin e kushteve dhe progresit në të ardhmen.

Ne do të vazhdojmë të përmbushim mandatin tonë për të krijuar një mjedis të sigurt.
Do të vazhdojmë të përmbushim këtë mision shumë të rëndësishëm në Kosovë“, tha komandanti i KFOR-it në Kosovë.

Ndërkohë, të premten më 14 dhjetor, do t'u jepet drita jeshile ligjeve që e bëjnë FSK-në ushtri. 24 automjete ushtarake ‘HMMWV’ erdhën për të ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

(Kosova Sot)