Eksperti i Sigurisë jep alarmin për Kosovën: Nëse është e vërtet kjo që deklaron Vuçiq, atëherë...

  • 12 December 2018 - 11:15
Eksperti i Sigurisë jep alarmin për Kosovën: Nëse është e vërtet kjo që deklaron Vuçiq, atëherë...

Eksperti i Sigurisë, Fadil Kajtazi, përmes një postimi në facebook, ka alarmuar qeverinë e Kosovës, për të cilën thotë se janë të instaluara agjentura serbe.

"Se në çfarë niveli është e instaluar agjentura serbe brenda strukturave qeveritare mund të kuptohet nga dokumentacioni voluminoz që prodhojnë për Kosovën dhe rreth saj shërbimet inteligjente të Serbisë, për të cilat Vuçiq thotë se në baza ditore janë rreth 600 faqe. Prononcim i djeshëm i Vuçiqit dhënë në një konferencë për shtyp gjatë  vizitës që i bëri Emirateve të Bashkuara Arabe për të falenderuar për votën e tyre kundër anëtarësimit në INTERPOL të Kosovës, flet edhe për kualitetin e këtij informacioni", shkruan Kajtazi, përcjellë Kosova Sot.

Image
Fadil Kajtazi

Sipas tij,  nëse është e vërtet kjo që deklaron Vuçiq, atëherë ata që merren me ruajtjen e informacionit të qeverisë së Kosovës duhet të analizojnë me shpejtësi të  qarën nga ku rrjedh informacioni i klasifikuar.

"Prononcimi ka te bej me shqyrtimin e mundësive te Qeverise se Kosovës për të vendosur masa reciprociteti me Serbinë. Mos aplikimin e këtyre masave Vuçiq e komenton "se këtë nuk e kanë bërë nga shkaku se ashtu janë bindur, por se dikush ju ka thënë" Në kushte normale veprimet e këtilla strategjike në raport me një shtet armik duhet të merreshin në konfidence dhe ne masa te rrepta te sigurisë. Nëse është e vërtet kjo që deklaron Vuçiq, ata qe merren me ruajtjen e informacionit të qeverisë e Kosovës duhet te analizojnë me shpejtësi te qaren nga ku rrjedh informacioni i klasifikuar", përfundon Kajtazi.

(Kosova Sot)