Përgatitjet për ushtri, mblidhet AAK-ja

  • 12 December 2018 - 11:25
Përgatitjet për ushtri, mblidhet AAK-ja

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot janë takuar ku kanë diskutuar për seancën speciale të transformimit të FSK-së në Ushtri.

Përmes një postimi në Facebook, ky grup ka njoftuar se në seancën e së premtes do të votohen tri projektligje për ushtrinë.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Seanca për votimin e ushtrisë do të fillojë të premten nga ora 10:00.

(Kosova Sot)