Drecun: E "ashtuquajtura Kosovë” nuk ka ndonjë perspektivë

  • 12 December 2018 - 11:36
Drecun: E

Kryetari i të ashtuquajturit komision parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka thënë se sa më shumë të qartësohet situata që siç e ka quajtur ai ” e ashtuquajtura Kosovë” nuk ka ndonjë perspektivë, edhe Prishtina do të jetë më e gatshme për bisedime.

“Kjo është ajo që Ramush Haradinaj po bën tani me taksën, duke sulmuar drejtpërdrejt mbijetesën e popullit serb, kjo është përpjekja më e fuqishme dhe e fundit për ta detyruar Serbinë të njohë këtë shtet të vetëshpallur”, tha Drecun për mediat serbe.

 

(Kosova Sot)