Hertica: Ministria injoron pacientët

  • 12 December 2018 - 12:12
Hertica: Ministria injoron pacientët

Analisti Ali Hertica, për gazetën "Kosova Sot", thotë se janë miliona euro në vit që ndahen për buxhetin e nevojshëm për barna dhe material shpenzues në Kosovë.

"Ajo që Ministria e Shëndetësisë bën është që siguron barna, material shpenzues dhe citostatikë me prioritet, sidomos për kategoritë më të rrezikuara, pastaj për ato shërbime që duhet të jenë në funksion gjatë tërë kohës, si Shërbimi i Emergjencës, Mjekimi Intensiv, Klinika e Pediatrisë dhe Gjinekologjia.

Fatkeqësisht, nuk qëndrojmë mirë as me barna, as me furnizime. Përqindje nuk mund të them, se nuk e di sa, por nuk është realizuar asnjëherë përqindja që është e paraparë me listën esenciale. Fakti se edhe pompat e insulinës për diabet nuk janë në listën esenciale të barnave, që është një tregues se Ministria e Shëndetësisë po i injoron qytetarët e sëmurë nga diabeti dhe nuk po i siguron që të futen në listën esenciale të barnave pompat e insulinës. Pacientët që nga paslufta po e pësojnë dhe po na shkon jeta me improvizime", vlerësoi ai.

 

Lexo edhe këtë: Politika korruptive e MSH-së lë pa pompa mijëra diabetikë

 

 

 

(Kosova Sot)