Shefi i Google dëshmon para Kongresit Amerikan pse Trump del i pari sa herë që kërkohet “idiot”

  • 12 December 2018 - 12:20
Shefi i Google dëshmon para Kongresit Amerikan pse Trump del i pari sa herë që kërkohet “idiot”

CEO i Google, Sundar Pichai, doli para Kongresit Amerikan për të dëshmuar pse sa herë që kërkohet në Google me termin “idiot”, motori i kërkimit shfaq fotografitë e Presidentit Donald Trump të parat.

Republikanët besojnë se rezultatet e kërkimit në Google janë të vendosura në atë mënyrë që të dalin kundër konservatorëve, kështu që shefi i motorit të kërkimit duhet të japë llogari për këtë.

Duke qenë para Kongresit, CEO i Google u pyet:

Lamar Smith: Nuk e ke dënuar kurrë një punëtor të Google për manipulim të rezultateve të kërkimit?

Pichai: Nuk është e mundur që një punëtor individualisht ta bëjë këtë.

Smith: Nuk pajtohem. Mendoj se njerëzit mund të manipulojnë procesin.

Më pas, Steve King e pyeti atë për një fotografi ‘palidhje’ të tij, që u shfaq në iPhone-in e mbesës së tij.

Pichai: Zotëri, iPhone prodhohet nga një tjetër kompani.

King: Mund të ketë qenë Android.

Gjatë procesit të dëgjimit, King tha se Kongresi duhet të kontrollojë profilet e punëtorëve të Google në rrjete sociale, për të monitoruar bindjet e tyre politike.

Gjithashtu, gjatë procesit të dëgjimit, u tha se rezultatet e kërkimit në Google janë negative qëllimshëm për disa ligjvënës.


 
(Kosova Sot)