Hoti kritikon Haradinajn për gjuhën ndaj Mogherinit dhe vonesën e liberalizimit të vizave

  • 12 December 2018 - 12:27
Hoti kritikon Haradinajn për gjuhën ndaj Mogherinit dhe vonesën e liberalizimit të vizave

Avdullah Hoti nga LDK ka thënë se gjuha e kryeministrit Ramush Haradinaj ndaj Shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini nuk është e duhur.

“Nuk i shërben kauzës dhe qëllimeve të shtetit për integrim në Bashkimin Evropian”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se edhe qasja e BE’së është jo e drejtë karshi Kosovës në rastin e mos liberalizimit të vizave, por që për vonesën e këtij procesi e ka fajësuar Ramush Haradinajn.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se momenti është humbur në vitin 2016 nga kryeministri aktual duke e bllokuar kuvendin me dhunë dhe gaz. Kemi pasë 77 vota për demarkacionin – pa votat e Listës Serbe. Dhuna gazi dhe mospërkrahja e ka bërë që ta humbim momentumin.

“Në asnjë moment nuk jemi në opozitë që të kritikojmë ashpër, por nuk duhet përdorur fjalor jodiplomatik ndaj përfaqësuesve lartë të BE-së”.

 

(Kosova Sot)