Avokati Koci: Ftesat e klientëve të mi për Speciale nuk janë të rrejshme

  • 12 December 2018 - 12:42
Avokati Koci: Ftesat e klientëve të mi për Speciale nuk janë të rrejshme

Avokati Arianit Koci, i angazhuar si mbrojtës i dy ish-komandantëve të UCK’së që do të intervistohen në janar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa, ka treguar se ftesat e klientëve të tij janë të verifikuara. 

Ai ka hequr dilemat se dikush ka mund të manipulojë me këto thirrje për gjyq. 

“Sa i përket klientëve të mi, ftesat nga Zyra e Prokurorit të Specializuar janë dorëzuar sipas Ligjit. Çdo gjë ka qenë në rregull”

“Ftesat e dorëzuara janë në formë të shkruar dhe në të është specifikuar cilësia dhe data e intervistimit”, ka shtuar ai. 

“Unë personalisht kam ndërmarrë edhe masa shtesë për t’i verifikuar ftesat, dhe kam komunikuar me personat kompetent të Prokurorisë dhe Gjykatës”, sqaron avokati kosovar. 

Ndryshe, Koci deri më tani ka njoftuar se do të jetë i angazhuar në mbrojtjen e ish-komandantit të UCK’së për Zonën e Drenicës Sami Lushtaku dhe atij të zonës së Llapit Rrustem Mustafa i njohur si Remi. Të dy këta, do të intervistohen nga prokurori i Specializuar në janar të vitit tjetër. 

Përvec këtyre dy ish-komandantëve, ftesë për Speciale kanë marrë edhe ish-kryetari i gjykatës Ushtarake të UCK’së Sokol Dobruna, Njazi Mehmeti, Remzi Shala dhe Safet Syla. 

(Kosova Sot)