Miftari: Njeriu më i korruptuar në Kosovë del e flet për luftën kundër korrupsionit dhe për sundimin e ligji

  • 12 December 2018 - 13:14
Miftari: Njeriu më i korruptuar në Kosovë del e flet për luftën kundër korrupsionit dhe për sundimin e ligji

Njohësi tjetër i fushës së sigurisë, Naim Miftari, konsideron se fondet në këtë fushatë po shpenzohen kot së koti. "Shpenzimi i dhjetëra qindra milionëve, kinse për sundimin e ligjit, është bërë vetëm shou biznesi, sepse mosveprimi i prokurorëve është i lidhur me politikanë të korruptuar, pasi këta prokurorë edhe kur zgjidhen prokurorë zgjidhen nga politika e korruptuar, e cila nuk do prokurorë të pavarur që do ta mbronin ligjin. Atyre u duhen prokurorë rrogëtarë dhe kukulla të tyre, që në vend të ligjit e mbrojnë mafinë politike. E, kur të shihet kështu, si mos të plasë nga pakënaqësia qytetari i sinqertë, edhe tani kur në Javën e Antikorrupsionit dalin në televizion dhe reklamohen nga mëngjesi e deri në mbrëmje në emër të luftimit të korrupsionit, pikërisht njerëzit më të korruptuar që janë në Kosovë. Është e pamoralshme që ata të dalin e të flasin për ligjin dhe korrupsionin, sikur që del presidenti Thaçi e flet për luftën kundër korrupsionit dhe për sundimin e ligjit, që mban ligjërata njeriu më i korruptuar në Kosovë, njeriu që i ka shkatërruar institucionet e ligjit dhe krejt shtetin", u shpreh ai. "Duhet një revoltë e përgjithshme popullore ose VETTING për pastrim në politikë dhe në organe të drejtësisë, një VETTING të kontrolluar drejtpërdrejt nga FBI-ja dhe Ambasada amerikane, tjetër rrugë shpëtimi nuk na kanë lënë politikanët tanë të korruptuar dhe disa nga hajnat botërorë ndërkombëtarë", tha Miftari për "Kosova Sot"

lEXO EDHE KETE: Të zgjedhurit e ‘PRONTO’-s e falimentuan drejtësinë

(Kosova Sot)