Nuk është ushtria, ja arsyeja pse u vendosën flamujt e Amerikës në Prishtinë

  • 12 December 2018 - 13:20
Nuk është ushtria, ja arsyeja pse u vendosën flamujt e Amerikës në Prishtinë

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi tha të mërkurën se vendosja e flamujve amerikanë rrugëve dhe shesheve të Prishtinës gjatë paradites së sotme është bërë pas marrjes së lajmit që Kosova ka avancuar në korporatën ‘Sfidat e Mijëvjeçarit’.

Avancimi i Kosovës në programin ‘Compact’ nënkupton që Kosova tash e tutje mund të marrë fonde më të mëdha nga kjo korporatë.

“Qeveria i ka vendosur ata flamuj për shkak të lajmit që Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit i ka nda fond shtesë Qeverisë së Kosovës për investime strategjike që bëhet fjalë për miliona dollarë edhe kështu që është një shenjë falënderimi vetëm për MCC-në, për këtë kontribut dhe partneritet”, tha zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.