Abazi: Reciprociteti tepër i vonuar

  • 12 December 2018 - 13:20
Abazi: Reciprociteti tepër i vonuar

 Bankieri Milazim Abazi, për gazetën "Kosova Sot", thotë se masat e reciprocitetit Kosova ka qenë dashur t'i aplikojë shumë vjet më parë, por kjo nuk ka ndodhur."Qeveria aktuale duhet pa humbur kohe t'i aplikojë të gjitha masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, siç janë: Mosnjohja e pasaportave, targave dhe të gjitha dokumenteve tjera që Serbia nuk ia njeh Kosovës. Nëpërmes zbatimit të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, do të arrihet t'u tregohet shumicës së shteteve të Bashkimit Evropian se çfarë barrierash kanë pasur kosovarët në komunikim dhe në udhëtim me Serbinë. Kjo ngase ka shumë mundësi që vendet e Bashkimit Evropian nuk e kanë ditur që Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel", u shpreh Abazi.

Lexo edhe këtë: Pas taksës 100 për qind, masa të reja për targat dhe dokumentet

(Kosova Sot)