Kjo grua thotë se ka dëshmi që Facebook ju dëgjon krejt çfarë flisni

  • 12 December 2018 - 13:38
Kjo grua thotë se ka dëshmi që Facebook ju dëgjon krejt çfarë flisni

Një grua mbeti e shokuar, pasi gjërat për të cilat kishte folur me shoqen e saj filluan t’i shfaqen nëpër reklama të Facebook.

Adelaide Bracey, 23 vjeç, nga Sidnej, ka ngritur shqetësimet rreth reklamave në rrjete sociale, pas një numër ‘incidentesh të çuditshme’.

Disa javë më parë, ajo ishte duke folur me një shoqe rreth saunave kur reklama për sauna filluan t’i shfaqen në Facebook.

“Nuk kërkova në Google për këtë – dhe më pas mu shfaq si reklamë në Facebook. Është me të vërtetë e çuditshme”, tha ajo për The Australian.

“Kur shkruaj diçka dhe pastaj e kërkoj atë në internet, gjatë ditëve të ardhshme më shfaqen vazhdimisht reklama për atë që kam kërkuar. Por nganjëherë shfaqen edhe nëse nuk ke kërkuar në Google ose ke shkruar për to, por thjeshtë ke folur për të me dikë”.

Zakonisht, Facebook monitoron sjelljen e përdoruesve online. Duke mbledhur të dhëna, iu shfaq përdoruesve të caktuar, reklama të caktuara bazuar në sjelljen e tyre. Më 2016, Facebook lëshoi një deklaratë ku mohoi se i dëgjon bisedat e njerëzve.

“Facebook nuk e përdorur mikrofonin e celularit tuaj për të ndryshuar çfarë shihni në Faqen e të Rejave ose për t’ju shfaqur reklama. Disa artikuj të fundit thonë se ne i dëgjojmë bisedat e njerëzve në mënyrë që t’iu shfaqim reklama relevante. Kjo nuk është e vërtetë”, kishte deklaruar Facebook.

 

(Kosova Sot)