E burgosura lind fëmijën vetëm në qelinë e burgut

  • 12 December 2018 - 13:44
E burgosura lind fëmijën vetëm në qelinë e burgut

Një e burgosur në Australi është detyruar që të lindë vetë fëmijën në një qeli burgu të mbyllur.

Ky është konsideruar një incident “degradues dhe të rrezikshëm”. Gruaja, e identifikuar vetëm si Amy, i kishte thënë stafit të burgut dy orë para se të sillte në jetë foshnjen se i kishin ardhur dhimbjet e lindjes, por pavarësisht kësaj e lanë të mbyllur në qeli. Për fat të mirë e burgosura nuk kishte komplikime gjatë lindjes. Indicenti ndodhi në muajin mars në një burg të grave të sigurisë maksimale në Australinë Perëndimore. Pas hetimeve për ngjarjen e zbuluan një sërë parregullsish.

Amy u dërgua në burgun e grave në Bandyup në fazat e fundit të shtatzanisë pasi nuk arriti të plotësonte kriteret për lirimin me kusht. Më 11 mars ajo lajmëroi stafin se ishte e shqetësuar dhe se kishte dhimbje. Pasi iu bë një vlerësim shëndetësor u raportua se kishte dhimbje abdominale. Por infermierët nuk u njoftuan për ngjarjen.

Të burgosurës iu dha paracetamol dhe u kthye në qelinë e saj. Më vonë gruaja nisi të kërkonte ndihmë, por askush nuk erdhi. Stafi infermierëve mbërriti në qelinë e saj 5 minuta më heret por nuk hynin dot brenda për shkak se dera ishte e mbyllur dhe punonjësja e stafit me çelësat nuk ishte aty. Infermieret ishin detyruar të komunikonin me të nëpërmjet një hapësire të vogël në derë, ndërsa e burgosura lindi vetë fëmijën. Amy dhe foshnja i saj u dërguan në spital më vonë atë natë. Ndërsa po hetohet për të kuptuar se si një ngjarjeje kaq shqetësuese, degraduese dhe me rrezik të lartë ndodhi në një burg Australian.

 

(Kosova Sot)