Ja kush thotë se Thaçi dhe Veseli do të akuzohen nga Specialja dhe kush pritet të arrestohet fillimisht

  • 12 December 2018 - 13:44
Ja kush thotë se Thaçi dhe Veseli do të akuzohen nga Specialja dhe kush pritet të arrestohet fillimisht

Gjykata Speciale, ditëve të fundit ka filluar që të ftojë ish komandantë dhe ish ushtarë të UÇK-së që të paraqitën në Hagë për intervistim.

Deri më tani janë ftuar Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti, Remzi Shala, Safet Syla.

Por kush do të jenë personat e radhës që do të ftohen nga Specialja dhe a mund të jetë edhe Thaçi në listën e të ftuarve?

Lidhur me këtë, për Kosova Sot ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Ai është shprehur që presidenti Thaçi po mundohet të përfitojë amnisti nga Gjykata duke arritur marrëveshjen me Serbinë.

Image
Faton Mehmeti

 

"Besoj se fillimisht Thaçi nuk të jetë në listën e të ftuarve nga Gjykata Speciale, kjo nga Gjykata është e detyruar të veprojë edhe nën ndikimin e politikes. Duke e ditur këtë gjë, Hashimi po mundohet me çdo kusht të përmbyll bisedimet me Serbinë  në mënyrë që të përfitojë ndonjë amnisti të mundshme", shprehet Mehmeti për Kosova Sot.

Më tej, sipas tij Thaçi dhe Veseli do të akuzohen nga Specialja atëherë kur nuk do të jenë në pozitat aktuale.

"Duke ditur se Hjykata Speciale është formuar mbi dëshmitë e Dick Martyt do ishte pa sens që Thaçi mos të akuzohet. Gjithsesi tani do arrestohen komandantët e zonave operative, si dhe disa eprorë të ish UÇK-së. Derisa kokat e mëdha siç janë Thaçi e Veseli mund të akuzohen vetëm pas ndonjë marrëveshje me Serbinë, ose kur mos te jenë me në pozitat aktuale. Por, pres qe edhe ata të arrestohen", përfundon për Kosova Sot, analisti politik, Faton Mehmeti.

(Kosova Sot)