Qarri: Kurthi i Vuçiqit, Ramës dhe Haxhiut

  • 12 December 2018 - 14:10
Qarri: Kurthi i Vuçiqit, Ramës dhe Haxhiut

Sipas analistit Gani Qarri, fakti që përfundimisht presidenti kuisling u përjashtua nga të gjitha procedurat e transformimit të FSK-së, në Ushtri të Kosovës, flet më së miri, se vendet mike, të cilat ndihmuan çlirimin dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, e sidomos SHBA-ja si kontributdhënësja më e madhe, nuk mundën të shihnin edhe më tej në heshtje rrënimin nga ai, të çdo gjëje që ata ndërtuan, ndaj morën vendim që t`ia kthenin shpinën tradhtarit me nam, Hashim Thaçit.

"Me rrëshqitjen e madhe që bëri Hashim Thaçi, ndërkombëtarët shfrytëzuan mirë rastin e tradhtisë së tij ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, që përfundimisht ta zhveshin këtë president kuisling, jo vetëm nga pushteti moral, por edhe nga ai politik, si dhe të gjitha pushtetet dhe fuqia e gjithanshme që ai për gjithë këto vite, pati ngritur për vete në Kosovë. Veprimet e vazhdueshme renegate kundër Kosovës, veçanërisht në vitet e fundit, ishin aq të rënda dhe të pafalshme, saqë rrëshqitja e madhe që bëri kryekuislingu Hashim Thaçi, sipas deklaratës së profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor Enver Bytyçi, për gazetën 'KOSOVA SOT', ndërkombëtarëve iu krijoi një mundësi të artë që Hashim Thaçin ta zhveshin përfundimisht, jo vetëm nga pushteti moral,shkaku i ideve të tij dhe Aleksandar Vuçiqit, për të ashtuquajturin korrigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Hashim Thaçi, kur mori përsipër ta zbatoje projektin e Serbisë për ndarjen e Kosovës,me siguri nuk e kishte menduar se kjo sipërmarrje vulgare kundër vendit të vet do t'i kushtonte atij kaq shumë dhe do t'i kthehej në boomerang të papërmirësueshëm për të. Megjithatë, Edvin Rama dhe Aleksandar Vuçiq, në bashkëpunim me spiunin e sprovuar shumëvjeçar të Ivica Stanishiqit, Baton Haxhiun, përfundimisht e qitën në kurth, e mashtruan rëndë dhe e vunë keq në lojë kuislingun Hashim Thaçin me kufijtë, e përderisa ai punonte aktivisht për të çuar një çmenduri të tillë përpara, duke ftuar edhe ndërkombëtarët në ndihmë për ndarjen e Kosovës, Rama dhe Vuçiqi ditën të spostoheshin ngadalë dhe të qëndronin vetë anash', tha analisti Gani Qarri.

 

Lexo:  Aventura e presidentit për ndarjen e Kosovës

 

 

 

(Kosova Sot)