Sulmuesi i Strasburgut kishte thirrur "Allahu Ekber" derisa kishte shtënë me armë

  • 12 December 2018 - 15:15
Sulmuesi i Strasburgut kishte thirrur

Sulmuesi i cili la 4 të vdekur dhe 12 të plagosur në Strasburg thirri ‘Allahu Ekber’, derisa po qëllonte mbi turmën e njerëzve të cilët ishin mbledhur në një treg krishtlindjesh, ka bërë të ditur për gazetarët, prokurori publik i Parisit.

Njeriu, i emëruar nga mediat lokale si Cherif Chekt, ishte i njohur për autoritetet si i radikalizuar.

29-vjeçari ishte armatosur me një armë dhe një thikë, ndërsa arriti të arratisej  nga zona me një taksi, tha prokurori Remy Heitz.

(Kosova Sot)