Miu hyn në bankomat dhe i ha rreth 20,000 euro

  • 12 December 2018 - 15:19
Miu hyn në bankomat dhe i ha rreth 20,000 euro

Ndodh shumë shpesh të dëgjojmë ndodhi interesante, por si kjo nuk besojmë se keni dëgjuar deri më tani. Kjo është ngjarja e pazakonshme e një miu në bankomat, i cili hëngri rreth 20,000 euro.

Siç raportohet nga Hindustan Times, ngjarja ndodhi në qytetin Tinsukia, në veri-lindje të Indisë. Në një botë ku njerëzit janë të “uritur” për para, një mi ia ka dalë të evitojë sigurimin, të hyjë në një pajisje ATM dhe të hajë 17,000 dollarë.

Sipas Reuters, miu hëngri rreth 12 mijë rupi, duke e lënë kështu bankomatin pa para. Ngrënia e parave i la klientët të bllokuar dhe teknikët e pajisjes të habitur.

Bankomati kishte qenë subjekt i një numër ankesash teknike në të kaluarën, për shkak të parave që nuk i disponon për më shumë se 12 ditë. Gjithashtu, në këtë qytet të vogël indian, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për digjitalizimin e parave dhe transaksioneve, paraja kesh luan ende një rol të rëndësishëm në ekonomi.

Pasi u hap bankomati, njerëzit gjetën bankënotat e parave të copëtuara. Një video e publikuar në Twitter, tregon gjendjen në të cilën u gjet bankomati pasi u hap.

 

(Kosova Sot)