Shitësja e pazarit u martua me një miliarder

  • 12 December 2018 - 15:43
Shitësja e pazarit u martua me një miliarder

Natalija Vodjanova lindi në vitin 1982 në Gorki të Rusisë, në një famije shumë të varfër. Vodjanova u rrit me dy motra nga baba, Kristina dhe Oksana, ku njëra nga to vuante nga paraliza cerebrale. Babai i kishte braktisur kur Natalija ishte tepër e vogël. Për të fituar bukën e gojës, nëna dhe motra e shëndoshë e Natalisë shisnin pemë dhe perime në Pazar, ku shumicën e parave e jepnin për vajzën e sëmurë.  

U bë modelja e tretë në botë për nga suksesi

Jeta e vështirë për Natalinë zgjati derisa ajo mbushi 15 vjet. Me atë rast, mu në Pazar, atë e vërejti një agjent i një agjencie të modës, duke ia ndryshuar jetën tërësisht. Ajo filloi që të punonte në një agjenci modelimi dhe, pas vetëm dy vjetësh arriti që të intrigonte skenën botërore të modës, duke u shpërngulur në Paris, kur mbushi të 17-tat. Ofertat për modelim i vinin nga të gjitha anët, me ç'rast asaj ia vunë nofkën Supernova. Filloi që të punonte për emra të njohur, si "Vogue", u bë simbol i shtëpive si "Gucci", "Prada", "Chanel", "Versace", "Hugo Boss"... U bë modelja e tretë në botë për nga suksesi dhe pasuria e saj arriti në 20 milionë dollarë. Jeta e saj private është më se interesante. 

Natalija e trajtonte keq

Natalija u martua me miliarderin Justin Portmana, me të cilin ka tre fëmijë. Dashuria e tyre shpesh krahasohej me një dashuri përrallore, duke qenë se ai është fisnik, e ajo ka prejardhje nga një familje e varfër. Por, pas shtatë vjetësh ata u ndanë. Me atë rast burri i saj u ankua se Natalija e trajtonte keq, sikur i vinte turp ta shihnin me të. Pas shkurorëzimit ai shkoi në një qendër rehabilitimi. Thotë se, pasi që është dëgjuar më pas me ish gruan, ajo i ka thënë se nuk i intereson fare as ai, e as fëmijët. Natalija nuk humbi kohë. Ajo hyri në lidhje me miliarderin francez, Antoan Arnaud. Me të ka dy djem, Maksimin dhe Romanin.

(Kosova Sot)