Babai dëgjon ulërimat e së bijës teksa daja e ther, fati i trishtë i vogëlushes 3-vjeçare

  • 12 December 2018 - 15:55
Babai dëgjon ulërimat e së bijës teksa daja e ther, fati i trishtë i vogëlushes 3-vjeçare

Një ngjarje e rëndë u shënua në Clinton County, të Kentucky (SHBA) pak ditë më parë në SHBA.

Vogëlushja 3-vjeçare, Josephina Bulubenchi u vra me gjakftohtësi nga daja i saj. Autori 33-vjeçar, Emanuel Flutur theri mbesën e tij të mitur me thikë.

E vogla u dërgua me urgjencë spital, por ndërroi jetë pak orë më vonë si pasojë e humbjes së gjakut.

Babai nxitoi në dhomën e gjumit, kur dëgjoi britmat, por ishte shumë vonë. Josephina, ishte më e vogla e tetë fëmijëve, ndërsa daja jetonte me të motrën, burrin e saj dhe familjen. Flutur nuk i ka rrëfyer arsyet e krimit makabër

(Kosova Sot)