Komisioni për të Drejtat e Njeriut, dënon ndalimin e deputetit Petroviq nga policia serbe

  • 12 December 2018 - 15:58
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, dënon ndalimin e deputetit Petroviq nga policia serbe

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, më datë 12 dhjetor mbajti mbledhjen e radhës ku mes tjerash u diskutua për ndalimin e jashtëligjshëm të deputetit dhe anëtarit të Komisionit, Slobodan Petroviq, nga ana e xhandarmërisë serbe në kufirin Kosovë-Serbi, përkatësisht në pikën kufitare në Mendarë.

Më datën   8 dhjetor, gjatë kalimit të kufirit Kosovë-Serbi, deputeti i Partisë Liberale Serbe, Slobodan Petroviç, është ndaluar nga policia serbe ku është mbajtur për disa orë duke u marrë në pyetje nga  pjesëtarë të shërbimit informativ serb (më tej BIA). Për orë  të tëra  deputeti  Slobodan  Petroviç  i është nënshtruar  presionit direkt të Serbisë për  punën e tij, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, njofton Kuvendi i Kosovës.

Për këtë shkak Komisioni Parlamentar për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, nxori një deklaratë nëpërmjet të cilës:

-Dënojnë ashpër ndalimin e paligjshëm të deputetit dhe anëtarit të Komisionit Parlamentar për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve nga policia serbe. Konsiderojmë se ky ndalim bëhet me qëllim të ushtrimit të presionit dhe kërcënimit ndaj punës së deputetit, Slobodan Petroviç.
-Kërkon nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin hapat e nevojshëm që situata të këtilla presioni ndaj deputetëve të mos ndodhin.
-I bëjnë thirrje Zyrës për politikë të jashtme e BE-së, përkatësisht nga përfaqësueses Federica Mogherini, që të ushtrojë presion tek Qeveria Serbe për sqarimet e nevojshme mbi arsyen dhe rrethanat e këtij rasti si dhe presionin në mënyrë që të parandalohen rastet e tilla në të ardhmen, si dhe
-Kërkojmë nga institucionet e sigurisë së shtetit të Kosovës që me seriozitet ta trajtojnë këtë rast dhe të ofrojnë siguri për deputetin Slobodan Petroviç dhe familjen e tij

(Kosova Sot)