“Goditja” për Presidentin: Thaçi po i numëron ditët, ky është testi për Kosovën

  • 12 December 2018 - 15:59
“Goditja” për Presidentin: Thaçi po i numëron ditët, ky është testi për Kosovën

Analisti politik, Haki Abazi përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ka komentuar protestën e studenteve në Tiranë dhe gjendjen aktuale politikë në Kosovë.

Ai ka shkruar se në Kosovë po zhvillohet një lojë duke mbështetur Thaçin dhe Batonin në përpjekjet e tyre për ta ndarë Kosovën.

Sipas tij, Thaçi po i numëron ditët e fundit.

"Ne Kosove eshte nje moment tjeter, Thaci po duket se po i numeron ditet, disa po i ferkojne duart e sidoms ata qe i ka per rreth ndersa testi per Kosoven eshte qe te kaloje nga kjo gjendje e mjere e rende nepermejt zgjedhjeve te reja te hapura e te shedosha te cilat e fudnosin pergjithemone bazen politike te krimit dhe nuk lejone instalimine e neoparaziteve te tipit te PSD dhe atyre qe presin qe nga bankat rezerve me be ndonje pazar per te siguruar vazhdimesine", ka shkruar Abazi, përcjellë Kosova Sot.

Image
Haki Abazi

 

Ky është postimi i plotë nga Haki Abazi:

Syqeltesia e domosdoshme

Ajo cka po ndodhe ne Tirane tregon se sa e rendesishme eshte qe qytetari edhe ai/ajo qe eshte student te kaloje nga statusi i spektatorit ne pjesmarres direks dhe pronar te proceseve. Me ju heq kapelen atyre qe po tregojne se qytetaria aktive e ben me afat skadimi politiken shtjerrpe e edhe me afat me te shkurter politiken vetsherbyese. Pushteti ne Shqiperi eshte dorezuar disa here ne periudhen e fundit:

1. Sajmir Tahiri dhe 800 mije Eurot ne makine e tij

2. Kukesi dhe vendosja e pagesave per qytetaret ne autorrugen e paperfunduar.

3. Paaftesia per te bindur Evropen per te hapur kapitujt integrues.

4. Loja me Kosoven ( nenqmimi i Kosoves) duke e mbeshtetur Thacin dhe Batonin ne perpjekjet e tyre per ta ndare Kosoven.

Secili nga keto deshtime ka nje dimension te dhimbshem por ne cfaredo situate fati vendit nuk eshte i lidhur me fatine poltikaneve dhe kjo duhet kuptuar njehere e mire. Poltikanet do vijne dhe do shkojne, shpresoj qe ata qe do vijne do jene te mire e me standarde tjera te vlerave, respektit dhe guximit dhe me miresine e duhur. Arroganca, injoranca dhe zhvlerezimi nuk duhet te jene fjalori i politikaneve.

Gjithesesi kjo situate ku jemi sot eshte e komlikuar dhe kerkon syqeltesi, ka nje ere ndryshimi, ka nje ere arrestimi, ka bileta njedrejtimshme, ka shperfaqje te rrenjeve te krimit ne te gjitha anet e rajonit. Kjo situate eshte e mireseardhur por edhe shume e rrezikshme. Ka aq shume forca qe nuk do te ju dhimbeshin jetrat e Shqiptareve per te shkaktuar trazira te lloit te Marsit te vitit 2004 per te mbetur ne fuqi njerezit qe kane kapur shtetet dhe po kontrollojne asetet dhe per te krijuar ndonje skenar te tipit te trenit apo barrikadave ne Veri apo edhe diq me teper.. Para rrezikut te situatave te orkestruara te gjithe jemi te barabart Shqiptaret, Serbet, Boshnjaket. Poltikanet dhe politika e korruptuar dhe e kapur e perdore perkatesine etnike per te mshehur vehten por kur te vije koha nuk kursen aske per te shpetuar kokene vet. E kemi pare ne Maqedoni se cfare ishte ne gjendje te beje regjimi i Gruevskit duke vrare Shqiptare per te ndersyer konflikte etnike per te mbuluar marrezite dhe krimin e korrupcionin qe po benin dhe per te mbetur ne pushtet.

Keshilla ime per Ramen eshte qe te mos kerkoje takim me studentet por te beje me urgjence reformen e madhe, ate qe eshte pritur qe nga fillimi, dhe qe te dryshoje kursin e gjuhes dhe sjelljes ndaj qytetareve, te godas krimin dhe korrupcionin, dhe te filloj hapjen e Shqiperise ndaj mendimit te Shqiptareve dhe jo ndaj atyre qe Shqiperine e shohin si poligon te realizimit te endrrave te veta per pasurim ne kurriz te Shqiptareve e ne forcim te krimit dhe kontrollit. Poqese nuk arrine te beje nje gje te tille atehere besoj eshte koha per te krijuar tranzicionin tek nje gjenerate e re qe nuk barrikadohet pas asnje aresyetimi por perballet me sfidat duke i mbetur besnik interesit te qytetareve dhe interesit te vendit. Nese Maqeedonia u be me gjysemne populaltes Shqiptare ne perkrahje athere Shqiperia duhet te behet me Shumicen e popullates ne perkrahje.

Ne Kosove eshte nje moment tjeter, Thaci po duket se po i numeron ditet, disa po i ferkojne duart e sidoms ata qe i ka per rreth ndersa testi per Kosoven eshte qe te kaloje nga kjo gjendje e mjere e rende nepermejt zgjedhjeve te reja te hapura e te shedosha te cilat e fudnosin pergjithemone bazen politike te krimit dhe nuk lejone instalimine e neoparaziteve te tipit te PSD dhe atyre qe presin qe nga bankat rezerve me be ndonje pazar per te siguruar vazhdimesine.

Ne fakt perveq PDK qe duhet ta barte koston e stagnimit dhe shkaterrimit jane edhe satelitet e tyre e sidomos AKR, AAK, NISMA dhe PSD qe si parazite jane perfituesit nga e keqja qe vendit ja ka sjellur PDK dhe njerezt ne kokene saje.

Kerkohet syqeltesi shume e madhe ne keto kohe te veshtira por me mundesi te medha. Ne fudn te fundit nuk behet mire nese nuk ka zgjim qytetare.

(Kosova Sot)