Veseli nga Pentagoni thotë se Ushtria e Kosovës është partnere e ShBA'së

  • 12 December 2018 - 18:54
Veseli nga Pentagoni thotë se Ushtria e Kosovës është partnere e ShBA'së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sapo ka përfunduar një takim në Pentagon, me Zëvendësndihmës Sekretaren e Mbrojtjes, Laura Cooper.

Ai pas takimit në Pentagon, institucionin kryesor të ushtrisë amerikane, ka thënë se Ushtria e Kosovës do të jetë partnere e SHBA-së dhe faktor paqeje në rajon.

“Në Pentagon, një takim tejet përmbajtjesor me Zëvendësndihmës Sekretaren e Mbrojtjes, Laura Cooper. Ushtria e Kosovës do të jetë partnere e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtri që do të forcojë paqen në Ballkan”, ka thënë Veseli nëpërmjet faqes së tij në Facebook. 

Image

 

(Kosova Sot)