Gjermani, ulet parashikimi për rritjen ekonomike

  • 12 December 2018 - 20:04
Gjermani, ulet parashikimi për rritjen ekonomike

Instituti gjerman për Kërkimet Ekonomike (DIW) uli parashikimin e rritjes ekonomike në 1,5 dhe 1,6% për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, respektivisht për 2018 dhe 2019.

Gjermania është goditur nga mungesa e fuqisë punëtore në industrinë e ndërtimit dhe IT, ndërkohë që industria automobilistike u godit rëndë në tremujorin e tretë të vitit 2018, kur rritja u ngadalësua për shkak të futjes së testeve të reja të emisioneve.

Ekonomia gjermane po ashtu ballafaqohet me probleme të vështira globale, duke përfshirë konfliktin tregtar mes SHBA-së dhe Kinës, SHBA-së dhe BE-së.

Një faktor tjetër negativ është pasiguria që rrethon daljen e Londrës nga BE.

 

(Kosova Sot)