Ambasadori i BE-së: Hap vendimtar që sjell drejtësinë tek shqiptarët

  • 12 December 2018 - 22:03
Ambasadori i BE-së: Hap vendimtar që sjell drejtësinë tek shqiptarët

Në lidhje me ngritjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit reagoi edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Soreca shkruan se kjo është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë.

“Sot, është ndërmarrë një hap vendimtar në ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas dhe cilësor, që sjell drejtësinë për të gjithë qytetarët”, shkruan ai.

 

 

(Kosova Sot)