Spanja rrit pagat e punëtorëve për 22 për qind

  • 12 December 2018 - 22:45
Spanja rrit pagat e punëtorëve për 22 për qind

Qeveria spanjolle ka njoftuar se do të miratojë një rritje të pagës prej 22%, që do të thotë se pagat do të rriten nga 813 në 900 euro në muaj.

Rritja do të hyjë në fuqi në janar  të vitit 2019.  Kryeministri Pedro Sanchez bëri njoftimin të mërkurën.

Për rritjen e pagave ranë dakord së bashku me partinë Podemos të krahut të majtë si pjesë e përpjekjeve të kryeministrit socialist për të siguruar mbështetje të mjaftueshme parlamentare për buxhetin e tij të propozuar për vitin 2019.

Rritja e pagave, fillimisht pritet të jetë zyrtarisht e vendosur më 28 dhjetor, do të miratohet me dekret, pasi kabineti u prit jashtëzakonisht në Barcelonë më 21 dhjetor, në atë që Sanchez tha se ishte një shenjë që qeveria e tij donte të nxiste “prosperitetin për të gjitha territoret”.

 

 

(Kosova Sot)