Rama publikon foto me buzë të lyera, ironizojnë studentët (Foto)

  • 13 December 2018 - 00:05
Rama publikon foto me buzë të lyera, ironizojnë studentët (Foto)

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të pazakontë në profilin e tij në Instagram. Kreu i qeverisë, shfaqet i relaksuar para pemës së Vitit të Ri, por ajo që tërheq vëmendje është pamja e tij.

Në foto, Rama shfaqet me syza dhe buzë të lyera me ngjyrë të kuqe. Me gjasë kryeministri ka qenë duke provuar efektet që mund t’u japësh fotove në Instagram dhe pa dashje e ka publikuar atë. Por ka ndërhyrë sërish duke e fshirë foton nga profili i tij.

Postimi i Ramës është komentuar edhe nga lëvizja ‘Për Universitetin’, të cilët kanë ironizuar me të: “Viktima e radhës e dështimit të shëndetësisë falas. Ka rrjedhur plaku”.

Studentët protestojnë prej 8 ditësh, pasi kërkojnë ulje të tarifave të studimit. Kërkesa me 8 pika nuk është pranuar ende nga qeveria.

Image

 

 

(Kosova Sot)