U plagos në krye të detyrës në New York, polici shqiptar pritet si hero nga kolegët

  • 13 December 2018 - 09:18
U plagos në krye të detyrës në New York, polici shqiptar pritet si hero nga kolegët

Të shtunën mbrëma, Amir Pali, që punon si polic në New York ishte plagosur gjatë një aksioni policor.

Por, pas intervenimit të mjekëve në spitalin e New York-ut gjendja e tij shëndetësore u stabilizua, transmeton Telegrafi.

Pasi është lëshuar nga spitali ku ishte trajtuar, ai është pritur si hero nga kolegët e tij në Neë York, që për asnjë moment nuk i ndalën duartrokitjet derisa po hipte në veturë dhe po dërgohej në shtëpi.

 

Mediat amerikane raportojnë se ai ishte plagosur në bark derisa së bashku me kolegun e tij po ndiqnin një person të dyshuar.

Departamenti i policisë së New York-ut ka publikuar këtë moment prekës në profilin e tyre zyrtar në Facebook, ku përveç kolegëve që e pritën me duartrokitje aty kishte edhe qytetarë e familjarë.

26-vjeçari dukej shumë i gëzuar që i ka shpëtuar më të keqes, ku përkrah kishte gruan dhe prindërit, ndërsa për profesionalizmin e treguar edhe falënderuar nga policia e New York-ut.

 
(Kosova Sot)