Sot fillon Samiti i BE-së në Bruksel, cila do të jetë kërkesa për Kosovën?

  • 13 December 2018 - 10:06
Sot fillon Samiti i BE-së në Bruksel, cila do të jetë kërkesa për Kosovën?

Sot dhe nesër në Bruksel mbahet Samiti i BE-së ku pritet të diskutohet edhe për gjendjen në Kosovë.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së në ditën e parë të Samitit në Bruksel, me kërkesë të Qipros do ta shqyrtojnë bllokadën e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, raportojnë mediat serbe.

Sipas tyre, te bllokada erdhi pas vendosjes së taksës prej 100 për qind nga Kosova për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Nga Brukseli vijnë qëndrime se masa e tillë “komplikon situatën, nuk sjell zgjidhje të problemit në Kosovë dhe se janë në kundërshtim të obligimeve nga marrëveshja e CEFTA-s”. “Kjo masë duhet të tërhiqet”, thonë burime të mediave serbe nga BE.

Tema të tjera të diskutimit dyditor të Samitit pritet të jetë edhe situata pas zgjedhje në Bosnje e Hercegovinë dhe ndryshimi i marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit rreth emrit.

Rreth këtyre temave do të diskutojnë krerët e diplomacisë së BE-së në takimin ministror.

Temë e rëndësishme do të jetë edhe Ballkani Perëndimor. 

 

(Kosova Sot)