Mbulohet nga bora bregdeti shqiptar

  • 13 December 2018 - 10:29
Mbulohet nga bora bregdeti shqiptar

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në orët pasdites do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Veriut në lartësi, reshjet do të jenë edhe në formën e dëborës ndërsa në zonën e Qendrës dhe atë të Juglindjes reshjet në lartësitë mbi 500 metra do të jenë në formën e dëborës.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje 1-20 m/sek. Gjatë orëve të pasdites erë me rrahje dhe intensive përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 në forcim, me lartësi vale deri në 0.8-1.5 metra.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 0/11 re shi/bore

Kukës -1/7 re bore

Lezhë 2/10 re shi/bore

Dibër -4/6 re bore

Durrës 4/12 re shi

Tiranë 2/13 re shi

Elbasan 1/12 re shi/bore

Berat 1/14 re shi

Vlorë 3/14 re shi

Korçë -2/6 re bore

Gjirokastër -0/9 re shi

Sarandë 4/13 re shi.

 

(Kosova Sot)