Berisha: Dialogu të vazhdojë vetëm në rrethana të barabarta mes Kosovës dhe Serbisë

  • 13 December 2018 - 10:53
Berisha: Dialogu të vazhdojë vetëm në rrethana të barabarta mes Kosovës dhe Serbisë

Zëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha ka ritheksuar edhe një herë se dialogu Kosovë-Serbi mund të vazhdohet vetëm në rrethana të barabarta, duke respektuar shtetësinë e njëri-tjetrit. 

Ky është reagimi i plotë i Berishës në facebook:

Kryeministrja Brnabic le t’i harroj kushtëzimet

Qendrimi i kryeministres serbe, Ana Brnabic, se heqja e takses eshte kusht qe dialogu mund te vazhdoje, ne gjuhen me te bute eshte vazhdim i mendjemadhesise se Serbise. Ne fakt, eshte edhe inercion i ngjarjeve te viteve te fundit, ne te cilat, Kosova u be ure per Serbine duke i ndihmuar avansimin e saj ne negociatat me BE-ne, ndersa vet ne, merrmim disa nenshkrime te kota pa asnje efekt praktik as ne raport me BE-ne e as me implementimin nga Serbia, perkundrazi me agresivitetin e shtuar serb ndaj shtetit te Kosoves.
Historia e moçme dhe e reja, ka treguar se asnje dialog me Serbin nuk ka pasur sukses dhe nuk ka sjellur asnje rezultat ngase ajo vazhdon t’i trajtoj shqiptaret si komb inferior.
Ne, nuk mund te presim pafundesisht transformimin e shoqerise serbe ne shoqeri europiane qe bazohet ne vlerat universale njerezore.
Ajo çfare duhet te bejme eshte vazhdimi i dialogut me SHBA-ne, Gjermanine, Italine, Britanine e Madhe, Francen e shume shtete te tjera demokratike si dhe me shtetet fqinje Malin e Zi, Shqiperine, Maqedonine, Kroacine, ne menyre qe ne raporte bilaterale te perfitojme nga miqesia me keto shtete si ne aspektin politik, ekonomik, ushtarak, kulturor e ne te gjitha aspektet jetesore.
Serbia, mund te vazhdoj me sjelljet e saj qe eshte qendra e botes apo e rajonit, qofte si rezultat i mentalitetit apo i rolit te dhene nga Rusia, por me Kosoven tash e tutje, duhet te harroj kushtet e saj.
Ajo mund te dialogoj vetem ne rrethana te barabarta, te respektit te ndersjelle dhe ta kete te qarte, nje dialog vetem e vetem ndermjet dy shteteve fqinje.

(Kosova Sot)