Cilësia e ajrit në kryeqytet vazhdon të përkeqësohet

  • 13 December 2018 - 11:04
Cilësia e ajrit në kryeqytet vazhdon të përkeqësohet

Nga matjet e fundit që janë bërë mëngjesin e sotëm nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit ka arritur në shkallën 151 të ndotjes.

Në bazë të indeksit të cilësisë së ajrit nga Ambasada Amerikane, e cila është regjistruar në ora 09:00 ajri në këtë shkallë paraqet ajër të pashëndetshëm.

Këto matje rekomandojnë që në këtë nivel të ndotjes fëmijët dhe të rriturit, dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të kufizojnë qëndrimin e gjatë në natyrë.

(Kosova Sot)