Mitrovicë: Rrahje dhe të shtëna armësh, të dyshuarit në arrati

  • 13 December 2018 - 11:12
Mitrovicë: Rrahje dhe të shtëna armësh,  të dyshuarit në arrati

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Mitrovicë është raportuar se katër persona të dyshuar e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër e më pas kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Kuvendi i Arbrit” në Mitrovicë, ku katër të dyshuarit meshkuj shqiptar, e kanë sulmuar fizikisht e më pas edhe kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull shqiptar.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndërkaq nuk bëhet të ditur për të arrestuar në lidhje me këtë rast.

 

(Kosova Sot)