Sejdiu: Qendra Emergjente më së paku i ngjante një klinike normale

  • 13 December 2018 - 11:37
Sejdiu: Qendra Emergjente më së paku i ngjante një klinike normale

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Basri Sejdiu, e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin që iu është ofruar nga Ministria e Shëndetësisë që pacientëve në Kosovë t’ju ofrohet shërbim më cilësor në spitalet publike.

Sejdiu ka thënë se është bërë një investim modest duke specifikuar gjendjen paraprake të Qendrës Emergjente që sipas tij më së paku i ngjante dikur një klinike normale.

”Në QKUK identifikimi ka qenë në atë formë që të intervenohet në ato klinika që kanë numër më të madh të frekuentuar të pacientëve”.

”Duke filluar nga Qendra Emergjente që më së paku i ka ngjarë një klinike normale, por ka qenë më shumë një klinikë fushore me hymje nga të gjitha anët e papërshtatshme për pacientët”.

”Është investuar me pajisje krejtësisht të reja ku pacientët ndihen më të sigurt por edhe ata që ofrojnë shërbimet ndihen më komod”.

”Është bërë investim modest. U bë ndryshim organizativ në total”.

”Kemi arritur që me një mobilizim dhe me një bashkëpunim shumë të ngushtë mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së, kanë rezultuar me rezultate të suksesshme”.

”Blerja e pajisijeve e shumë klinikave ka qenë një specifikim i përpunuar mirë sepse në të gjitha klinikat të cilat kanë munguar pajisjet kanë munguar edhe shërbimet”.

”Viti 2019 do të jetë vit që do të vazhdojë me modernizim në funskionalizim të shërbimeve dhe do të jetë vit që do të orientohemi edhe në spitale regjionale”.

 

(Kosova Sot)