Tomë Gashi flet për trazirat e Speciales, tregon a do të ketë ndryshime në skenën politike

  • 13 December 2018 - 12:09
Tomë Gashi flet për trazirat e Speciales, tregon a do të ketë ndryshime në skenën politike

Ftesat e Gjykatës Speciale për ishkomandantët e UÇK-së nuk pritet të shkaktojnë tensione në Kosovë. Megjithatë, sa u përket efekteve në skenën politike, ende ka skepticizëm nga analistët e ndryshëm.

Avokati Tomë Gashi, për gazetën " Kosova Sot', thotë se është i bindur se nuk do të ketë trazira në Kosovë për shkak të fillimit të punës së Gjykatës Speciale, ngase dihet se ajo është votuar tash e tre vjet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. "Me siguri që nuk është bash e lehtë që sërish ish-pjesëtarët e UÇK-së të shkojnë në Hagë në një Gjykatë Ndërkombëtare, ndonëse formalisht ajo është e formuar nga Kuvendi i Kosovës më 3 gusht 2015. Pra, sa u përket trazirave të mundshme në Kosovë, askush nuk duhet që të ketë shqetësime se këto nuk do të ndodhin", ka potencuar ai .

Avokati Gashi, duke folur edhe për atë se a do të ketë ndryshime politike në Kosovë, theksoi se e tëra kjo varet nga Gjykata Speciale, se deri në çfarë niveli do të shkohet në akuzimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, një pjesë e madhe e të cilëve mbajnë funksione të larta politike dhe shtetërore.

"Por, secili ka dëshirë që në skenën politike të Kosovës të ketë ndryshime politike për të mirë dhe kjo të arrihet përmes votës së lirë e jo përmes asaj që Gjykata Speciale të shfrytëzohet nga ndonjë parti politike me synimin që të vijë në pushtet. Prandaj, edhe ndryshimet në skenën politike mund të jenë të paevitueshme, nëse krerët e lartë të partive politike akuzohen nga Gjykata Speciale dhe nga Haga ata do të detyrohen që të mbrojnë veprimet e tyre politike", vlerëson Gashi

Lexo edhe këtë: Komandantët e pushtetshëm në panik

(Kosova Sot)