KFOR-i deklarohet për lëvizjet në Mitrovicë

  • 13 December 2018 - 12:38
KFOR-i deklarohet për lëvizjet në Mitrovicë

Zëdhënësi i KFOR-it, Vicenza Grazo, tha se lëvizja e pajisjeve dhe pjesëtarëve të KFOR-it në Mitrovicë është pjesë e ushtrimeve të rregullta.

"Ka edhe konvoje tjera, të cilat po lëvizin edhe në pjesë të tjera të Kosovës. Në pajtim me Rezolutën 1244, trupat e KFOR-it e trajnojnë gatishmërinë e tyre për t'u vendosur shpejt në të gjithë Kosovën", tha Grazo për mediat serbe.

Rreth 50 automjete të KFOR-it janë nisur sot paradite nga komanda qendrore në Prishtinë, në drejtim të pikës kufitare Jarinje, ndërsa vërehen edhe helikopterë të paqeruajtësve të cilët po vëzhgojnë situatën nga ajri në atë pjesë.