Zbulohet pllaka përkujtimore për Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarët e tjerë

  • 13 December 2018 - 13:39
Zbulohet pllaka përkujtimore për Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarët e tjerë

Mujë Krasniqi, ish- komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe 40 dëshmorë të tjerë, janë bërë sot me pllakë përkujtimore.

Pllaka  është zbuluar në fshatin Gorozhub të Prizrenit ku të pranishëm ishin familjarë e banorë të shumtë.

Në këtë ceremoni folën edhe deputetët Rexhep Selimi si dhe Nait Hasani, ndërsa theksuan se amaneti i dëshmorëve duhet çuar në vend derisa dhe  është kërkuar angazhim edhe më i madh për bashkimin e kombëtar.

 

(Kosova Sot)