“Gardianët dhe Lufta për të Vërtetën” - Khashoggi dhe disa gazetarë janë Personat e Vitit nga TIME

  • 13 December 2018 - 14:06
“Gardianët dhe Lufta për të Vërtetën” - Khashoggi dhe disa gazetarë janë Personat e Vitit nga TIME

Revista TIME ka zgjedhur një grup gazetarësh “Gardianët dhe Lufta për të Vërtetën”, si Personi i Vitit.

Ky grup përfshin Jamal Khashoggi-n, një kolumnist i Washington Post i cili u vra në konsulaltën e Arabisë Saudite në Stamboll në vjeshtën e këtij viti.

Po ashtu, këtë epitet e morën edhe reporterët Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo, dy gazetarë të Reuters-it të cilët ishin arrestuar vitin e kaluar në Myanmar, ku po punonin në tregimin mbi vdekjen e myslimanëve Rohingya, një minoritet në shtetin Rakhine të Myanmar-it, transmeton Klan Kosova.

TIME po ashtu e përfshiu edhe Maria Ressa-n, shefe ekzekutive e Rappler, një ueb-faqeje lajmesh në Filipine. Ajo ishte dënuar muajin e kaluar për shmangie taksash – një rast që avokuesit e fjalës së lirë dhe lirive qytetare e kanë konsideruar si pjesë të një mase të gjerë ndaj kritikuesve të administratës së presidentit Rodrigo Duarte.

Ndërkaq grupin e përmbyll një gazetë nga Maryland-i i SHBA-së, Capital Gazette, e cila këtë verë i kishte humbur pesë punëtorë gjatë të shtënave masive.

(Kosova Sot)