Fantastike: Edhe Mitrovica stoliset me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Foto)

  • 13 December 2018 - 14:36
Fantastike: Edhe Mitrovica stoliset me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Foto)

Sot, qyteti i Mitrovicës ka marrë ngjyrat e shtetit Amerikan falë iniciativës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të cilët kanë vendosur flamuj të SHBA-ve në pjesë të ndryshme të qytetit.

Flamujt janë vendosur si shenjë falënderimi për të treguar përkrahjen që ka dhënë vazhdimisht shteti Amerikan për formimin e Ushtrisë së Kosovës, një ditë para krijimit të saj.

Tri projektligjet që mundësojnë transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës pritet të votohen në seancën e nesërmen të Kuvendit të Kosovës.

Mbështetjen më të madhe për formimin e forcave të armatosura të Kosovës e ka dhënë SHBA-ja, po ashtu ambasadori i sapoemëruar amerikan në Prishtinë, Filip Kosnet, këto ditë ka deklaruar se Uashingtoni konsideron se Kosova duhet të ketë ushtri të veten.

Image
Image

(Kosova Sot)