Austria mbështet Kosovën në fushën e sigurisë

  • 13 December 2018 - 14:56
Austria mbështet Kosovën në fushën e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.

Sipas një njoftimi, ministri Mustafa e njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon MPB.

Po ashtu bëhet e ditur se u diskutua edhe për rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit me qëllim të luftimit të krimit të organizuar.

“Ministri Mustafa falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Republikën e Kosovës, veçanërisht për kontributin që kanë dhënë në kuadër të presidencës së Radhës së BE-së, për forcimin e bashkëpunimit rajonal në forcimin e rendit dhe ligjit. Ndërsa ambasadori Pfandler theksoi se qeveria e Austrisë do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot)