Badallaj flet për mashtrimin që po ju bëhet studentëve nga bandat politike

  • 13 December 2018 - 15:03
Badallaj flet për mashtrimin që po ju bëhet studentëve nga bandat politike

 Analisti politik Reshat Badallajt tha për "Kosova Sot" se studentët gjithmonë kanë qenë të parët që kanë shkrepur xixat për ndryshime rrënjësore për vendin dhe kombin, por tani duken si të heshtur pas shumë e shumë keqpërdorimeve, hajnive e deri që po shkojnë në tradhti."Me keqardhje e them se zinxhiri komandues e këtyre bandave politike janë duke e mashtruar rininë dhe vrapojnë pas tyre dhe dalin nëpër mjete të informimit se kaq aderuan në këtë parti dhe kaq aderuan atje, duke iu hedhur pluhur syve dhe me premtime boshe. Në këtë gjendje që rinia është e pashpresë me fajin e këtyre bandave, që janë bërë supermilionerë dhe se arsimi në Kosovë është në fund të pusit, krejt kjo me ndërhyrjen nga jashtë, pra me ndërhyrjen pikërisht nga bandat politike", vlerësoi Badallaj. Ai thotë se ky mashtrim dhe ndikim i politikës tek organizatat studentore bëhet nga fakti se politika frikësohet që me trazimin e studentëve do të ndërrohen këto banda politike dhe shtetin ta marrin në dorë rinia që ka mjaft të zgjuar që mund të marrin frerët në dorë, sepse ata do të gëzonin edhe përkrahjen e popullit pa më të voglin dyshim. "Studentët sa më parë duhet të trazohen dhe të japin fjalën e tyre. Regjimet nga askush nuk frikohen sa frikohen nga lëvizjet studentore, prandaj do të duhej të dridhej kjo perandori që e kanë kapur shtetin dhe luajnë me pazare kundër vendit tonë", tha Reshat Badallaj.

Lexo edhe këtë: Uragani studentor përfshin Shqipërinë, studentët kosovarë durojnë ende

(Kosova Sot)