Ali Hertica flet për rrjedhen e paranojes së Thaçit

  • 13 December 2018 - 15:12
Ali Hertica flet për rrjedhen e paranojes së Thaçit

Analisti i Ali Hertica, për gazetën "Kosova Sot', thotë se ata që nuk kanë gisht në krime nuk duhet të frikësohen, duhet të mendojnë sesi duhet të çmontojnë sistemin kleptokratik që fuqishëm dominon në shoqërinë e Kosovës. "Populizmi okultar, që e kalitën ideologët e majtë dhe të djathtë, më vonë zhvatësit e tejdukshëm, e ka sjellë Kosovën në një rrugë të pakthim. Kjo duket aq qesharake sa vetë paralajmërimi. Skenarët e këtillë edhe nga ata parashkollorët janë më të menduar dhe mjeshtëruar. Kjo lojë duket qartë se vjen nga kabineti i nëndheshëm ala Thaçi, është pjesë e skenarëve, të cilët rrjedhin nga paranoja e presidentit Thaçi dhe të tjerëve afër tij, thënë më thjesht ata që duhet të shoqërohen për Hagë pjellin skenarë të paqenë vetëm sa për të sajuar ankth dhe huti që më së shumti u shkon përdore atyre që nëntoka ishte themeli i ngritjeve politike. Sipas logjikës, Dhomat e Specializuara të kryeprokurorit Special kanë një barrë, e cila e shpëton Kosovën nga keqbërësit lokalë, të cilët prodhuan vetëm krim të organizuar dhe penguan drejtësinë për t'u marrë me krimet e rënda. Ky është fakt i pakontestuar, prandaj edhe Dhomat e Specializuara janë të paprekshme nga sindroma lokale, sindromë e cila kishte infektuar Euleksin", u shpreh ai.

Lexo edhe këtë: Komandantët e pushtetshëm në panik

(Kosova Sot)