Alarmi për Veriun nga skenarët e UDB-së, kështu Serbia mund ta destabilizojë Kosovën

  • 13 December 2018 - 15:37
Alarmi për Veriun nga skenarët e UDB-së, kështu Serbia mund ta destabilizojë Kosovën

Në prag të formimit të Ushtrisë së Kosovës, ish agjenti i Shërbimit Informativ të Kosovës, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook ka dërguar porosi institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Sipas Miftarit, Kosova duhet të ketë kujdes, pasi që Serbia po përgatit vrasje në Veri, të ngjashme me atë të Oliver Ivanoviqit, për t'i paraqitur shqiptarët fajtorë para ndërkombëtarëve.

Lidhur me skenarët serbë, për Kosova Sot, ish agjenti i SHIK-ut ka dhënë më shumë detaje.

Ai thotë se Serbia nuk guxon ndezë luftë frontale në Veri të Kosovës, por mund ta destabilizojë Kosovën përmes operacioneve të Sigurimit Sekret Serb.

Image
Naim Miftari

 

"Serbia nuk guxon me dhezë luftë frontale apo luftë të hapur në Veri, por mund ta destabilizoj Kosovën përmes operacioneve sekrete të sigurimi serb (BIA-VBA) në bashkëveprim me prestar të GRU (elitë sekrete ruse) të cilët janë të lidhur ngushtë me kriminel të nëntokës serbe sikur janë bandat në veri të Veselinoviçit, Radojçiçit, pa kurrfarë problemi vrasin disa civil serb siç të njëjtit e vranë edhe Oliver Ivanoviçin ose të njëjtit vrasin punëtorë serb të Ujmanit për tua lanë fajin shqiptarëve sidomos pas skenarit në Ujman që e kishin bashkë me presidentin Thaçi dhe shumë lehtë munden të përdorin edhe njerëz me uniforma të UÇK-së për ta sabotuar ndërkombëtaret Kosovën shtetin e Kosovës", deklaron Miftari për Kosova Sot.

Më tej, sipas tij ka mijëra raste gjatë historisë që Serbia ka inskenuar vrasje për t'i fajësuar shqiptarët.

"Serbia ka organizuar mijëra herë gjatë historisë vrasje të civilëve  serb për t'i fajësuar fqinjët Shqiptar apo Kroat nuk janë risi. Merrni shembull sulmin terrorist në lokalin  PANDA në Pejë ku UDB-ja donte ta bënte fajtor për këto vrasje para faktorit nderkombëtar UÇK-në dhe popullin shqiptar që natë kohë  luftonte për të drejtat e tyre por jo kundër civilëve serb, ju kujtohen inskenimet e JOGURT REVOLUCJONEV të Millosheviqit me rastet si Gjorgje Martinoviçit, rasti kinse i inskenuar i dhunimit të një KONOBARICE serbe në Prekall, pastaj Fushë Kosova kur UDB-ja në bashkëpunim me  Kecmani, Shollovici, Kertezi inskenum kinse po na rreh Policia e Kosovës, shkuan i thanë Milloshviqit kur filloi shkatërrimin e Jugosllavisë", shprehet ish agjenti i SHIK-ut për Kosova Sot.

Sipas Miftari, UDB-ja serbe është e lidhur me bandat në veri të Kosovës.

"Në Veri mos harrojmë janë vra policë ndërkombëtar e ushtarë ndërkombëtarë po nga këto banda serbe janë vra polic e dhjetëra civilë shqiptar, kurrë askush nuk është denuar për këto vrasje. Mos të harrojmë se UDB është e lidhur me bandat serbe nëpër botë historikisht ata edhe kanë vrarë  dhjetëra disident Kroat edhe shqiptar, ku vrasja e Jusuf Gervalles ishte kryer nga Zhelko Arzjatoviç-ARKAN, kriminel i nëntokës serbe edhe Darko Ashanin po ashtu kriminel serb që kishte vrarë Enver Hadrin në Bruksel. Instiktin vrasës dhe pastaj paraqitjen kinse si viktimë, Serbia e ka art. Kosova nuk duhet kurrsesi me i nënvlerësu ligshtit dhe guximin e shtetit  serb kundër shqiptarëve", përfundon Naim Miftari, ish agjenti i SHIK-ut dhe ish ushtar i UÇK-së.

(Kosova Sot)