Grapci: Mega-aferën ta hetojë Specialja

  • 13 December 2018 - 16:07
Grapci: Mega-aferën ta hetojë Specialja

Analisti i ekonomisë Dardan Grapci, për gazetën "Kosova Sot", tha se ka frikën që falimentimi i PTK-së do të mund të ndodhë pas 2 vjetëve, nëse Qeveria aktuale nuk merr masa për parandalimin dhe shkatërrimin e PTK-së.

"Prandaj, Prokuroria e Kosovës duhet të kuptojnë që me sytë e mbyllur nuk mund të ecësh se mund të biesh në humnerë, prandaj duhet t'i hapin sytë dhe le të kuptojnë që janë duke bërë gabim për mosmarrjen e ndonjë vendimi rreth këtij skandali 10- vjeçar që po ndodh në mes PTK-s dhe 'Z- Mobile'.

Korporata 'Devolli' duhet që urgjentisht ta pranojnë fajin dhe ta lirojnë PTK-në nga ky fenomen, ngase duhet ta kuptojnë që me dallavere nuk mund të punohet gjithmonë, por duhet ta kenë të qartë që kjo do t'ju kthehet bumerang dhe kjo nënkupton se ndoshta edhe do të munden ta shkatërrojnë PTK-në, por mega -skandali më i madh do jetë kur do të falimentojë korporata 'Devolli'. Prandaj, nëse Prokuroria e Kosovës e kanë frikën që të merren me ndriçimin e këtij rasti, atëherë unë them që kjo çështje të dërgohet në Gjykatën Speciale të Kosovës", shprehet Grapci.

 

Lexo edhe këtë: Telekomi, drejt falimentimit

 

 

(Kosova Sot)